Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Kronikë e zezë

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU, në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës, me datën 10.12.2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Gjermania për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për vuajtjen e dënimit prej një (1) viti burgim dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. së Kosovës dhe atyre gjermane.

I dyshuari pas ekstradimit, i është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen/arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat