Një nxënës i një shkolle në Fushë- Kosovë dyshohet se u sulmua seksualisht

Kronikë

Një nxënës i një shkolle në Fushë- Kosovë dyshohet se u sulmua seksualisht

Më: 16 dhjetor 2025 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Një i mitur, nxënës i një shkolle në Fushë – Kosovë, dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person tjetër.

Akti dyshohet se ka ndodhur në Ferizaj.

Rasti dyshohet te ketë ndodhur më 9 dhjetor, ndërsa Policia është njoftuar nga shkolla të hënën.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se dyshohet se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale.

“Dyshimet e ngritura sugjerojnë  se i mituri  është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt. Specialist të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjithnjë duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, përderisa po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij”, ka thënë Borovci

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat