Një person i panjohur ndezi zjarre në rrugën Muharrem Fejza, pesë vetura të dëmtuara

Kronikë

Një person i panjohur ndezi zjarre në rrugën Muharrem Fejza, pesë vetura të dëmtuara

Më: 20 dhjetor 2025 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një person i panjohur është vërejtur duke ndezur zjarre në rrugën “Muharrem Fejza” në kryeqytet.

Policia tha se si pasojë janë dëmtuar pesë vetura, ndërsa tha se po e hetojnë rastin.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë  19.12.2025 – NN.

Është raportuar se një person i panjohur i cili është vërejtur se kishte ndezur zjarre dhe si pasojë e zjarrit janë dëmtuar pesë vetura. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat