Një qytetar në Gjilan ka sulumuar fizikisht një femër gjatë ditës së djeshme. Në raportin e policisë bëhet e ditur se i njëjti ka tentuar t’i sulmojë edhe policinë me një thikë, gjatë trajtimit të e rastit.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
Gjilan / 21.12.2025 – 15:54. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Derisa zyrtarët policorë ishin duke e trajtuar rastin i dyshuari ka tentuar ti sulmojë me një mjet te mprehte-thikë. Gjatë intervenimit zyrtarët policorë për ta vënë situatën në kontroll kanë përdorur sprej. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.