Aksident trafiku në autostradën “Arbër Xhaferi”, policia jep detaje

Kronikë

Aksident trafiku në autostradën “Arbër Xhaferi”, policia jep detaje

Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Sonte, një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi”, përkatësisht në hyrje të Kaçanikut. Në këtë aksident, janë përfshirë dy vetura, prej të cilave njëra me targa të huaja.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bën të ditur se si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Rreth orës 20:10, në hyrje të autostradës në Kaçanik, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura, prej të cilave njëra me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Veseli për KosovaPress.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut rrugor, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë hetuar rrethanat e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat