Grabitje në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, dy persona me dhunë ia marrin paratë viktimës

Kronikë

Grabitje në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, dy persona me dhunë ia marrin paratë viktimës

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes me forcë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Rasti ka ndodhur të martën, në ora 15:10.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona te dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj tij, ku me anë të përdorimit të forcës nga i njëjti kanë marr një shumë të hollave dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat