Arrestohen tri vajza dhe një djalë nën dyshimin se u përfshinë në një rrahje, njërës iu gjet marihuanë

Kronikë

Arrestohen tri vajza dhe një djalë nën dyshimin se u përfshinë në një rrahje, njërës iu gjet marihuanë

Më: 27 dhjetor 2025 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Pizren- Tri vajza- njëra prej tyre shtetase e Malit të Zi, dhe një djalë, janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në një rrahje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën në fshatin Atmaxhë në Prizren dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”.

Policia njofton se shtetases malazeze iu gjetën 0.62 gram marihuanë.

“Fsh. Atmaxhë, Prizren 26.12.2025-13:30. Janë arrestuar katër të dyshuar, dy femra dhe një mashkull kosovarë dhe një femër shtetase e Malit të Zi, pasi që të njëjtit janë përfshi në rrahje. Gjatë kontrollit tek e dyshuara shtetase e Malit të Zi, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshe prej 0.62 gram”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat