Gjobiten pesë persona që hynë ilegalisht me një veturë me targa të Serbisë në territorin e Kosovës

Kronikë

Gjobiten pesë persona që hynë ilegalisht me një veturë me targa të Serbisë në territorin e Kosovës

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

 Pesë persona dyshohen se me një veturë me targa të Serbisë kanë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.

 Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Dobërçan, ndërkaq të dyshuarit u gjobitën dhe më pas u dërguan në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë.

“Me datë 28.12.2025 rreth orës 05:50 patrulla e policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Gjilan, në fshatin Doberqan, kanë ndalur një veturë me targa të Serbisë që kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale.

Në veturë janë hasur pesë persona të cilët pas dërgimit në gjykatë dhe pas shqiptimit të gjobës, janë dërguar në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë”, njofton Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat