Kontrollohet një shtëpi në Leposaviq, gjendet pushkë gjuetie, një fishek dhe një radio lidhje

Kronikë

Kontrollohet një shtëpi në Leposaviq, gjendet pushkë gjuetie, një fishek dhe një radio lidhje

Më: 1 janar 2026 Në ora: 11:22
Policia

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Leposaviq,

Në njoftim thuhet se është kontrolluar shtëpia e tij dhe është gjetur një pushkë gjuetie, një fishek dhe një radio lidhje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, një fishek dhe një radio lidhje”.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat