Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, katër persona dërgohen në mbajtje

Kronikë

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, katër persona dërgohen në mbajtje

Më: 4 janar 2026 Në ora: 10:32
Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit janë raportuar 5 raste të dhunës në familje.

Nga këto, 4 persona janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rastet kanë ndodhur, nga dy në Prishtinë dhe Gjakovë dhe një në Pejë.

Njoftimi

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë 03.01.2026-16:00. Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht njerkën e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të palëve rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Prishtinë 03.01.2026-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Podujevë 03.01.2026-23:26. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

· Gjakovë 03.01.2026-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit u ka shkaktuar dhunë psikike dy viktimave femra kosovare, vajzës se tij dhe ish bashkëjetueses. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Gjakovë 03.01.2026-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat