​Hodhi mbeturina nga vetura, gjobitet një person në Prishtinë

Kronikë

​Hodhi mbeturina nga vetura, gjobitet një person në Prishtinë

Më: 5 janar 2026 Në ora: 18:29
Policia

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një personi, pasi i njëjti është hasur duke hedhur mbeturina nga vetura në vend publik.

Sipas Policisë, pas identifikimit të personit, ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat.

Si dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat