Dy shtetas të Shqipërisë ia kërkojnë një qytetari nga Prishtina 40 mijë euro, “me zor”

Kronikë

Dy shtetas të Shqipërisë ia kërkojnë një qytetari nga Prishtina 40 mijë euro, “me zor”

Më: 9 janar 2026 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Një qytetar nga Prishtina është në hall me dy bashkëkombës të tij, nga Shqipëria.

I pari është “detyruar” nga këta të fundit, që deri të dielën, t’ua dërgojë, në shtëpinë e njërit prej tyre, 40 mijë euro.

Se a do të ndodh kjo, nuk dihet, por kosovari e ka lajmëruar rastin në polici, të enjten, më 8 janar.

Ai, siç njoftojnë organet e rendit, “ka raportuar se, dy persona të dyshuar shtetas të Shqipërisë me datën e cekur kanë shkuar tek shtëpia e tij dhe i kanë kërkuar që brenda një afati kohor (deri me 11.01.2026) t’i dërgoj 40.000 € para të gatshme në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit”.

Detyruesit nuk janë gjetur por rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat