Rrezikoi këmbësorët, policia ndëshkon shoferin në Prishtinë

Kronikë

Rrezikoi këmbësorët, policia ndëshkon shoferin në Prishtinë

Më: 15 janar 2026 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Një shofer është ndëshkuar nga Njësia e Trafikut të Kryeqytetit, për shkelje të rregullave të komunikacionit rrugor.

Bazuar në njoftimin e Policisë, kundërvajtësi është identifikuar duke bërë vozitje të rrezikshme në rrugë publike, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, në veçanti të këmbësorëve.

Pas verifikimit, është konstatuar se i njëjti ka kryer disa kundërvajtje, për çka ndaj tij janë shqiptuar tri gjoba, përkatësisht për:

-mosrespektim të përparësisë së këmbësorëve në vendkalim të shënuar;

-vozitje të rrezikshme; dhe

-drejtim të automjetit pa patentë shofer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat