Policët “lëshojnë” dorën, shqiptojnë përditë e më shumë gjoba të trafikut

Kronikë

Policët “lëshojnë” dorën, shqiptojnë përditë e më shumë gjoba të trafikut

Më: 15 janar 2026 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Policët e kanë lëshuar dorën kur bëhet fjalë për shqiptimin e gjobave të trafikut sivjet.

E mërkura ka qenë dita kur janë shpërndarë më së tepërmi tiketa për kosoavrët – 2 mijë e 884 gjithsej, shkruan KosovaPress. 

Kjo është shifra më e lartë, nga fillimi i 2026-s.

Policët u shfaqën goxha të rreptë përsa u përket gjobave edhe të martën, kur i shpërndarë 2 mijë e 500 të tilla.

Dita e tretë me më shume tiketa ishte ajo e 9 janarit, kur u dhanë 2 mijë e 314.

Mbi 2 mijë veta janë ndëshkuar me para edhe më 4 e 5 janar.

Në ditët tjera, numri i gjobave ka qenë nën 2 mijë.

Më së paku tiketa, të paktën nga 3 deri më 14 janar, janë shpërndarë më datën 10 të këtij muaji – vetëm 1 mijë e 316.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat