Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran-Carralevë.
Lajmin për kallxo e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona njëri nga të cilët ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran” – tha zëdhënësja më 15.01.2026.
Personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.