Kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, konfiskohen telefona dhe drogë

Kronikë

Kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, konfiskohen telefona dhe drogë

Më: 28 janar 2026 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, gjatë kontrollit të perimetrit të jashtëm nga zyrtarët korrektues janë zbuluar dhe konfiskuar tri pako me kontrabandë.

Sipas  ShKK-së, gjatë kontrollit janë gjetur dy telefona Iphone, dy telefona Mini, tri paketime me marihuanë si dhe tri koka të adaptuara për mbushje.

Sipas ShKK-së, dyshohet se kontrabanda është hedhur nga jashtë perimetrit të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë.

Lidhur me rastin është njoftur policia, ndërsa Qendra e Paraburgimit të Mitrovicës ka nisur hetimet e brendshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat