Një person është arrestuar, në orët e para të së martës, në Prizren, pasi u soll keq me zyrtarët policorë.
Paraprakisht, i dyshuari, në gjendje të dehur, kishte prishur rendin dhe qetësinë publike.
Ai nuk u ndal me kaq, por vazhdoi me kanosje dhe fyerje ndaj pjesëtarëve të rendit.
Policia ka konfirmuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.