Therja me thikë në Fushë Kosovë, arrestohen katër persona

Kronikë

Therja me thikë në Fushë Kosovë, arrestohen katër persona

Më: 2 shkurt 2026 Në ora: 08:55
Policia e Kosovës

Katër persona janë arrestuar pas rastit që ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:15 ku një person u ther më thikë në rrugën “Pajazit Islami”, në Fushë Kosovë. 

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima është dërguar në QKUK ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë / 01.02.2026 – 20:15. Raportohet se katër persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht dy meshkuj kosovarë, ku njëri nga viktimat ishte i therur me thikë.

Viktima është dërguar në QKUK, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat