Një skiator ka mbetur i lënduar si pasojë e një orteku bore që ka ndodhur dje në zonën e Brezovicës.
Lidhur me rastin ka folur menaxheri i Qendrës së Skijimit në Brezovicë, Ardian Grazhda, i cili ka sqaruar se orteku nuk ka qenë brenda hapësirave të kontrolluara për skijim.
“Dje ka ndodhur një ortek jashtë piste, por nuk ka qenë i rrezikshëm.
Një djalë e ka lënduar këmbën, pasi orteku e ka zënë, por pa rrezik për jetën”, ka deklaruar Grazhda.