Kërcënon nënën me thikë në Zveçan – 35-vjeçari përfundon në ndalim 48 orë

Kronikë

Kërcënon nënën me thikë në Zveçan – 35-vjeçari përfundon në ndalim 48 orë

Më: 5 shkurt 2026 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Një incident i rëndë familjar është raportuar mbrëmjen e 4 shkurtit në lagjen Lugina e Diellit në Zveçan, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur nënën e tij me thikë.

Sipas informacioneve që ka siguruar sinjali, rreth orës 19:30, viktima kishte shkuar në shtëpinë e djalit të saj, Branislav Milenkovic, ku situata ka eskaluar. I dyshuari dyshohet se e ka kapur për krahu dhe e ka hedhur dy herë në dysheme, ndërsa më pas ka marrë një thikë kuzhine duke i thënë: “Mos më hajde më në shtëpi se të theri”, duke ia afruar thikën në zonën e barkut.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin kujdestar të Shtetit, njësia e hetimeve ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat