Një person ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë–Pejë, në afërsi të Sllatinës.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 6 shkurt 2026, rreth orës 19:47. Viktima, mashkull kosovar, ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku më 7 shkurt 2026, rreth orës 11:00, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.
Rasti është cilësuar si “Aksident trafiku me fatalitet” dhe mbetet nën hetime nga organet kompetente.