Zhduket një shtetas nga Turqia që nga viti 2023, rasti nën hetim në Fushë Kosovë

Kronikë

Zhduket një shtetas nga Turqia që nga viti 2023, rasti nën hetim në Fushë Kosovë

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Një person (shtetas i huaj) ka raportuar se nuk dihet vendndodhja e familjarit të tij (shtetas i huaj).

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 08.08.2023.

“ Fushë Kosovë / 08.08.2023 – NN. Me 10.02.2026 ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se nuk dihet vendndodhja e familjarit të tij, mashkull shtetas i huaj. Lidhur me rastin janë duke u marrë njësitë relevante policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raport.

Siç mëson media , personi i zhdukur është shtetas i Turqisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat