U shpall i zhdukur, i moshuari gjendet me shenja jete në Istog – dërgohet me urgjencë në spital

Kronikë

U shpall i zhdukur, i moshuari gjendet me shenja jete në Istog – dërgohet me urgjencë në spital

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Një person i moshuar që ishte raportuar si i zhdukur në rrugën “Fadil Ferati” në Istog të enjten është gjetur me shenja jete brenda banesës së tij.

Policia njofton se familjarët kishin ngritur shqetësimin pasi i njëjti i cili jetonte i vetëm, nuk u ishte përgjigjur thirrjeve telefonike për një periudhë kohore.

Njësiti policor, në bashkëpunim me një të afërm të të moshuarit dhe pas konsultimit me prokurorin, kanë hapur me forcë derën e banesës. Brenda është gjetur i moshuari me shenja jete.

Ai është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe aktualisht ndodhet duke marrë tretman në Spitalin Rajonal në Pejë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat