Arrestohet një person në Rahovec për mospërfillje të urdhrit të gjykatës

Kronikë

Arrestohet një person në Rahovec për mospërfillje të urdhrit të gjykatës

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 09:54
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale mospërfillje e urdhrit të gjykatës, pasi dyshohet se nuk ka respektuar masat mbrojtëse të shqiptuara ndaj tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth orës 20:00 të 15 shkurtit, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka larguar viktimën femër kosovare nga shtëpia.

Së bashku me tre fëmijët e tyre, përkundër faktit se ndaj viktimës kishte urdhër mbrojtje nga gjykata.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat