Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës

Kronikë

Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës

Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një periudhe të shkurtër kohore, në burgun e Dubravës është gjetur dhe sekuestruar drogë, e llojit marihuanë.

Më 12 shkurt, gjatë patrullimit mes pavionit 3 dhe 4, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 4 gramë marihuanë, ndërsa më 23 shkurt gjatë patrullimit në shëtitoren e pavionit 3, është gjetur dhe sekuestruar rreth 3 gramë drogë.

“Raportohet se gjatë patrullimit mes pavionit 3 dhe 4, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 4 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.  Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.

“Raportohet se gjatë patrullimit në shëtitoren e pavionit 3, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 3 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat