Katër persona shoqërohen në polici për kanosje, sekuestrohen tri armë dhe 73 fishekë

Kronikë

Katër persona shoqërohen në polici për kanosje, sekuestrohen tri armë dhe 73 fishekë

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Katër persona janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Kanosje”.

Sipas policisë,  personat janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa janë sekuestruar tri armë zjarri dhe 73 fishekë.

Për armët e sekuestruara, të dyshuarit posedonin leje valide.

“Tek i dyshuari E.F. (30 vjeç) janë sekuestruar dy armë zjarri (pistoleta) dhe 63 fishekë, ndërsa tek i dyshuari tjetër N.M. (57 vjeç) është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) dhe 10 fishekë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, pas intervistimit,  të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat