Gjendet një person pa shenja jete afër shtëpisë së tij në Dragash, rasti po hetohet

Kronikë

Gjendet një person pa shenja jete afër shtëpisë së tij në Dragash, rasti po hetohet

Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugë pranë shtëpisë së tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten në fshatin “Krstaci i Epërm”, në Dragash.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Fsh. Krstaci i Epërm, Dragash 26.02.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në rrugë pranë shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat