I burgosuri u arratis dje gjatë trajtimit në Onkologji, inicohet rast ndaj tre zyrtarëve korrektues

Kronikë

I burgosuri u arratis dje gjatë trajtimit në Onkologji, inicohet rast ndaj tre zyrtarëve korrektues

Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues njoftoi dje se një pacient i hospitalizuar në Repartin e Onkologjisë në QKUK është arratisur.

Sipas raportit 24-orësh, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për mundësinë e arratisjes së personit të privuar nga liria ndaj tre zyrtarëve korrektues.

“Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar.

Ndërsa procedurat lidhur me rastin vazhdojnë sipas procedurës së rregullt”, thotë PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat