Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, sektori i Hetimeve, me autorizim nga Prokurori i Shtetit, dhe në kuadër të zhvillimit të procedurave hetimore, po kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar.
Personi dyshohet se më 12 tetor 2025, ka kryer vepër penale “kanosje” dhe “sulm”, në një qendër tregtare në komunën e Gjakovës.
Pavarësisht angazhimeve të Policisë së Kosovës, deri më tani identiteti i tij ende nuk është zbuluar, andaj ftojnë të gjithë qytetarët nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar.
Të gjithë qytetarët që kanë informacione mund të kontaktojnë policinë në numrin emergjent 192, stacionin policor më të afërt ose përmes emailit zyrtar: [email protected].