Policia parandalon transportin ilegal të drunjve, në Podujevë

Kronikë

Policia parandalon transportin ilegal të drunjve, në Podujevë

Më: 5 mars 2026 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Policia ka parandaluar transportin e kundërligjshëm të drunjve, në dy raste të ndara në Podujevë.

Rasti i parë është evidentuar dje rreth orës 02:20, ku ën fshatin Lluzhan, policia ndaloi kamionin e ngarkuar me një masë drusore për djegie, pa dokumentacion përkatës dhe fletë përcjellëse.

“Drutë janë konfiskuar dhe dërguar për matje në Agjencinë e Pyjeve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.

Po në Lluzhan, gjatë patrullimit, policia ndaloi një kamion rreth orës 03:10, gjithashtu të ngarkuar me drunj.

Edhe kjo sasi është konfiskuar dhe dërguar për matje në Agjensionin e Pyjeve.

Policia bën të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, për t’u liruar më pas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat