​Tri raste të dhunës në familje brenda një dite në rajonin e Prishtinës

Kronikë

​Tri raste të dhunës në familje brenda një dite në rajonin e Prishtinës

Më: 10 mars 2026 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të dhunës në familje të ndodhura gjatë së hënës në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Lipjan.

Në Fushë Kosovë, rreth orës 14:20, është arrestuar një burrë i dyshuar se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë në Prishtinë, rreth orës 18:40, një grua ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga një burrë pas një mosmarrëveshjeje. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe rasti është proceduar në mënyrë të rregullt.

Po ashtu në Fushë Kosovë, rreth orës 19:15, një burrë i dyshuar se kishte sulmuar fizikisht një grua derisa ishte nën ndikimin e alkoolit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat