Policia Kufitare ka ndaluar tri vetura me targa të Serbisë që kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.
Rasti ka ndodhur më 9 mars rreth orës 16:20 në fshatin Koshuticë të Leposaviqit.
Sipas policisë, drejtuesit e veturave kishin hyrë nga territori i Serbisë jashtë pikave zyrtare të kalimit kufitar, transmeton KosovaPress.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.