Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka bërë një kontroll të detajuar të një ngarkese me mallra komerciale,.
Në njoftim thuhet se pas kontrollit, ka zbuluar 2 mijë e 70 palë syze dielli me marka tregtare “Gucci”, “Porsche” dhe “Miu Miu” që siç thuhet, dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
Dogana ka njoftuar se mallrat janë ndaluar dhe rasti po trajtohet në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Njoftimi:
Dogana e Kosovës, përmes Zyrës Doganore në Prishtinë, pas një kontrolli detal të një ngarkese me mallra komerciale, ka zbuluar 2,070 palë syze dielli me marka tregtare "Gucci", "Porsche" dhe "Miu Miu"që dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale. Mallrat janë ndaluar dhe rasti po trajtohet në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.