Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi që dyshohet për përfshirje në veprën penale “mashtrim në bashkëkryerje”.
Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kanë publikuar fotografinë e të dyshuarit me qëllim identifikimin e tij.
Postim i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim
Prishtinë, më 17 mars 2026
Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prishtinë, me autorizim nga Prokuroria Themelore Prishtinë, publikojnë foton e të dyshuarit, duke kërkuar ndihmën (bashkëpunimin) me qytetarët në identifikimin e personit në foto.
Personi në foto dyshohet për përfshirje në veprën penale ‘Mashtrim në bashkëkryerje’.