Hajni vjedh rreth 150 euro para metalike në një lokal të Komoranit, kapet nga policia

Kronikë

Hajni vjedh rreth 150 euro para metalike në një lokal të Komoranit, kapet nga policia

Më: 20 mars 2026 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Një rast i vjedhjes është raportuar në një lokal në Komoran të Drenasit.

Bazuar në njoftimin zyrtar, një burrë është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur 147 euro para metalike dhe cigare.

Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një lokal ka vjedhur 147 euro para (para metalike) dhe cigare. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat