Në gjendje të dehur shkakton aksident në Graçanicë, arrestohet i dyshuari

Kronikë

Në gjendje të dehur shkakton aksident në Graçanicë, arrestohet i dyshuari

Më: 26 mars 2026 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dje pas mesnatës në fshatin Dobratin të Graçanicës pasi i njëjti në gjendje të dehur duke drejtuar makinën ka shkaktuar aksident trafiku.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuar ka penguar, ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policorë që po kryenin detyrën e tyre.

Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Dobratin, Graqanicë / 25.03.2026 – 00:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksident trafiku dhe i njëjti ka penguar, ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policor në vendin e ngjarjes derisa ishin duke kryer detyrën e tyre zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat