Djali terrorizon babain për para në Gjakovë – i varur nga drogat, përfundon në ndalim

Kronikë

Djali terrorizon babain për para në Gjakovë – i varur nga drogat, përfundon në ndalim

Më: 27 mars 2026 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, ku një i ri dyshohet se për një kohë të gjatë ka ushtruar dhunë psikike dhe presion ndaj babait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, ku i dyshuari D.H.,rreth 26-vjeçar, dyshohet se vazhdimisht i ka kërkuar para viktimës, babait të tij M.H., rreth 56-vjeçar, duke e kanosur dhe ushtruar presion psikik.

Sipas informacioneve, situata kishte eskaluar edhe më herët, pasi rreth tre javë më parë i dyshuari kishte ushtruar edhe dhunë fizike ndaj babait të tij, duke e kërcënuar për para. Po ashtu, ai kishte shkaktuar dëme edhe brenda shtëpisë, duke përsëritur veprime të njëjta në vazhdimësi.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari është përdorues i substancave narkotike dhe shfaq sjellje agresive.

Edhe pse viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ai ka kërkuar që djali i tij të dërgohet në rehabilitim.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prezencë të avokatit sipas detyrës zyrtare, ku ka pranuar pjesërisht veprën, por në momente të caktuara ka shfaqur sjellje agresive.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat