Një rast ngacmimi është raportuar në mes të ditës në Prishtinë, ku një i dyshuar ka përfunduar në pranga pas denoncimit të viktimës.
Ngjarja ka ndodhur më 30 mars 2026, rreth orës 13:00, në rrugën “Ali Vitia”, ku D.G. ka raportuar në polici se është ngacmuar nga një person.
Pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë identifikuar të dyshuarin si Artan Gërxhaliu.
Me udhëzim të prokurorit kompetent, rasti është iniciuar si “Ngacmim”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit.
Rasti është në procedurë dhe po trajtohet nga organet përkatëse.