​I mituri në Kaçanik kapet me kanabis në oborrin e shtëpisë

Kronikë

​I mituri në Kaçanik kapet me kanabis në oborrin e shtëpisë

Më: 7 prill 2026 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Policisë së Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Selim Shehu” në Kaçanik, gjatë një bastisjeje në shtëpinë e një të dyshuari mashkull kosovar – i mitur, është gjetur dhe sekuestruar një bimë e dyshuar kanabisi.

Policia njofton se i dyshuari ishte arrestuar dhe dërguar në mbajtje në lidhje me një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij, njësitë policore kanë hasur në një vazo ku ndodhej një bimë kanabisi me gjatësi rreth 7 centimetra, e cila është sekuestruar si provë materiale.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “kultivim i bimëve narkotike” dhe mbetet në procedurë hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat