Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Kronikë

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Më: 15 prill 2026 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete të martën në Prishtinë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

“Rr. Rrahman Dini, Prishtinë 14.04.2026 – 05:30. Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat