Ndërron jetë një person në Polan të Istogut pas rrokullisjes me traktor

Kronikë

Ndërron jetë një person në Polan të Istogut pas rrokullisjes me traktor

Më: 16 prill 2026 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka ndërruar jetë pasi është rrokullisur me traktor.

Rasti ka ndodhur në fshatin Polan të Istogut, të enjten në ora 10:30.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është rrokullisur me traktor dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat