Detaje nga përleshja e dhunshme në Vushtrri: Një i therur, gjashtë të arrestuar

Kronikë

Detaje nga përleshja e dhunshme në Vushtrri: Një i therur, gjashtë të arrestuar

Më: 18 prill 2026 Në ora: 07:44
Foto ilustrim

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mbrëmë në një kafeteri në Vushtrri, ku janë të përfshirë dy persona, G. Lahu dhe Sh. Latifi.

Një nga të përfshirët, G. Lahu, ka pësuar lëndime të rënda dhe është therur gjatë përleshjes. Në vendngjarje janë shfaqur forca të shumta të policisë.

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona deri tani në lidhje me incidentin dhe po zhvillohen procedura të intervistimit.

Këtë për median e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Lidhur me përleshjen e raportuar rreth orës 20:00 në Vushtrri, policia ka arrestuar gjashtë persona të përfshirë ne rast, ndaj të cilëve po zhvillohen procedurat e intervistimit”, ka thënë Zahiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat