E tmerrshme: Djali rrah nënën në Prishtinë

Kronikë

E tmerrshme: Djali rrah nënën në Prishtinë

Më: 21 prill 2026 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Një rast i rëndë është shënuar të hënën në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, një grua është sulmuar fizikisht nga djali i saj, me ç’rast e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat