Një rast i dhunës në familje është raportuar në Fushë Kosovë, ku një grua ka përfunduar e lënduar pas një konflikti me bashkëshortin, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 23 prill 2026, rreth orës 09:05, në rrugën “Gjergj Fishta”, ku viktima H. Ll ka deklaruar se gjatë një mosmarrëveshjeje në banesë, bashkëshorti i saj S. Ll., rreth 70-vjeçare e ka shtyrë me duar, duke e rrëzuar në tokë dhe duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas viktimës, konflikti ka nisur pasi i dyshuari kishte kërkuar që ajo të udhëtonte me të për në Prizren, gjë që ajo e kishte refuzuar.
Në momentin e incidentit, në banesë ndodhej edhe vajza e tyre si dëshmitare.
Çifti është i martuar prej rreth 50 vitesh, ndërsa viktima ka deklaruar se bashkëshorti i saj vuan nga diabeti dhe ka probleme shëndetësore.
Pas ngjarjes, viktima ka vendosur të largohet nga banesa dhe të qëndrojë tek motra e saj në Prishtinë.
I dyshuari ka marrë trajtim mjekësor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me udhëzim të prokurorit kujdestar për dhunë në familje, rasti është iniciuar dhe i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes.
Hetimet janë në vazhdim.