E rëndë: Vetaksident në Gjakovë, humb jetën një person

Kronikë

E rëndë: Vetaksident në Gjakovë, humb jetën një person

Më: 29 prill 2026 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Një person  ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur gjatë së martës në Gjakovë.

Sipas policisë, viktima derisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një shtyllë elektrike të betonit.

“Si pasojë i njëjti e ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat