Djali demolon shtëpinë e babait në Obiliq – i dehur thyen televizorin dhe kabllot e internetit

Kronikë

Djali demolon shtëpinë e babait në Obiliq – i dehur thyen televizorin dhe kabllot e internetit

Më: 30 prill 2026 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Plemetin të Obiliqit, ku një i ri dyshohet se ka dëmtuar pasurinë e babait të tij, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 29 prill 2026 rreth orës 14:00 në rrugën “Sokoli”, ndërsa rasti është raportuar në Polici nga M. G.

Sipas deklarimit të tij, djali i tij E. G., nën ndikim të alkoolit, ka demoluar brenda shtëpisë, duke thyer një televizor dhe duke dëmtuar kabllot e internetit.

Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa rasti është trajtuar në kuadër të dhunës në familje.

Me udhëzim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndërsa i dyshuari procedohet në rrugë të rregullt.

Hetimet janë në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat