Ferizaj: Sekuestrohet armë dhe municion, i dyshuari intervistohet nga policia

Kronikë

Ferizaj: Sekuestrohet armë dhe municion, i dyshuari intervistohet nga policia

Më: 4 maj 2026 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Një person është shoqëruar në stacionin policor pas një kontrolli të realizuar në shtëpinë e tij në Ferizaj.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje në orën 08:30 në rrugën “Gucia”.

Ku gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, pesë fishekë dhe një shurdhues i armës së zjarrit.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thotë PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat