Arrestohet një 23-vjeçar në Shtime për sulm dhe dhunë në familje

Kronikë

Arrestohet një 23-vjeçar në Shtime për sulm dhe dhunë në familje

Më: 6 maj 2026 Në ora: 18:52
Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj (DRP-Ferizaj) ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për sulm dhe dhunë në familje në Shtime.

Sipas komunikatës për media, më 6 maj 2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se kishte qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj një ditë më parë, më 5 maj 2026.

“Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se kishte qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj një ditë më parë, më 05.05.2026”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se i dyshuari, një mashkull 23-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë për Dhunë në Familje.

“I dyshuari, mashkull 23-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar nga hetuesit e Njësisë për Dhunë në Familje”, thuhet më tej.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore”, bën të ditur DRP-Ferizaj.

Po ashtu, policia ka njoftuar se viktima është vendosur në një vend të sigurt. “Viktima është vendosur në një vend të sigurt”, përfundon njoftimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat