Dhunohet një grua në Istog, dy persona në pranga

Kronikë

Dhunohet një grua në Istog, dy persona në pranga

Më: 11 maj 2026 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Istog nën dyshimin për përfshirje në një rast dhunimi ndaj një gruaje.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 6 maj të këtij viti, rreth orës 09:02.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Istog 06.05.2026 – 09:02. Lidhur me rastin dhunim ndaj  viktimës femër kosovare, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat