Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur

Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur

Më: 14 maj 2026 Në ora: 22:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, ku sipas informacioneve të para dyshohet se një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën Ali Sokoli në lagjen Bregu i Diellit.

Raportohet se personi i plagosur është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nga vendi i ngjarjes shihet prezenca e forcave policore.

Vijon...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat